Elvisi dhe Romeo kanë vendosur që mërinë ndaj Gracianos ta çojnë në stadin tjetër, në ”hakmarrje”. Të hatërmbetur nga nominimi përmes Kutisë së Pandorës dhe Heidin, çunat duket se e kanë marrë personale me Gracianon, duke thurur disa plane përgjatë natës për t’i vënë nën zbatim ndaj balerinit, i cili ndodhej në gjumë.
Gjithçka ka startuar me dy banane të vendosura nga Elvisi mbi kokën e krevatit të Gracianos, të cilat pas sheqerit ishin paramenduar si një surprizë speciale në mëngjes. Më pas, dyshja është larguar duke marrë me vete kënaqësinë e momentit për trukun e realizuar, ndërsa Romeo i shqetësuar i thotë Elvisit: “Se mos lëviz krevatin (Graciano gjatë natës) dhe i bie në kokë”.
Duke diskutuar me Lisin atë çka ndodhi, Romeos i lind në mendje një tjetër çmenduri e momentit; të rikthehen në “skenën e krimit” për një foto me atë që e konsiderojnë ‘Mbretin e Errësirës’, Gracianon. Edhe pse ishte ideja ishte në ajër, ashtu sa për të thënë, pa dëshirën për t’u realizuar, ka qenë insistimi i Elvisit që e ka shtyrë dyshen të kthehej sërish në dhomën e gjumit dhe të realizonin planin.
