Një video e transmetuar në “Sportmediaset”, po qarkullon me shpejtësi në Itali, ku shihet Mauro Ikardi.
Argjentinasit i drejtohet pyetja se “A i vjen keq për këtë situatë të krijuar rreth tij tek Interi, të paktën për tifozët?”.
Ndërkohë, reagimi i sulmuesit është i thjeshtë, ai ka preferuar të mos e komentojë këtë rast, duke kaluar me një valixhe në dorë përtej kamerës.