Shqiptarët kanë mbështjellë me flamurin kuq e zi statujën e Wiston Churchill teksa kanë protestuar ditën e sotme si reagim ndaj deklaratave të Suella Braverman.
Ish-deputet i Parlamentit Evropian Nigel Farage, nëpërmjet një postimi në Twitter ka kritikuar këtë demonstratë duke u shprehur: “Këta njerëz nuk kujdesen asgjë për vendin tonë apo sakrificat e së kaluarës. Kjo që po ndodh sot në Londër është një turp!’.