Policia e Shtetit ka publikuar video nga apartamenti në zonën e ”Astirit”, ku një ditë më parë u gjetën dy pistoleta, ndërsa ngjarja u bë publike dhe mori bujë të madhe në momentin kur një vajzë e re telefonoi policinë për ndihmë. Për ngjarjen e një dite më parë, ku pasi një vajzë alarmoi Policinë se ishte rrëmbyer dhe u desh ndërhyrja e forcave RENEA për ta nxjerrë nga banesa, policia ka shpallur në kërkim 5 djem, të cilët kanë qenë në apartament dhe kanë konsumuar gjatë gjithë natës kokainë, në shoqërinë e 3 vajzave, mes tyre edhe 21-vjeçarja në fjalë. Mësohet se personat në fjalë janë nga Vlora dhe janë me precedent të mëparshëm kriminal.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment