Gjatë këtyre muajve, Jona ka treguar se është nënë me kohë të plotë për vogëlushin e saj, sepse nuk është ndarë për asnjë moment prej tij. Tashmë që pak nga pak po afron dhe 1-vjetori i lindjes, Raiden po rritet çdo ditë dhe madje ka filluar të belbëzojë fjalët e para. Ditën e sotme, Jona ka publikuar në ‘Instagram’ një nga videot më të ëmba, në të cilën i vogli dëgjohet duke thirrur “mama”. Sigurisht që për një nënë nuk ka lumturi më të madhe kur fëmija e thërret për herë të parë, prandaj Jona e ka pasur të pamundur t’i përmbajë emocionet dhe të mos e ndajë videon me të gjithë.
Raiden tani ka marrë gjithë vëmendjen e familjes dhe prandaj Jona kujdeset që të dokumentojë momentet më të bukura të tij.