Neritan Ceka, ish kreu i Aleancës Demokratike ishte i ftuar në emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit ku ka shpërthyer në mallkime për ata që shkojnë në kutitë e votimit më 30 qershor.
“Do të bëjmë shtet në këtë vend apo do të vazhdojmë kështu. Duhen ca burra dhe të themi nuk është Shqipëria që duam, nuk është ajo që duan katundarët e Rilindjes, sepse ato na kthejnë kooperativat bujqësorë.
Të mblidhemi dhe të themi shqiptarë: Ju vraftë zoti nëse shkoni e votoni më 30 qershor! Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! Ai që jep votën iu qërofshin sytë! I zëntë bukën e kalamajve”, u shpreh Ceka.
Këto mallkime sollën reagimin e drejtuesit të emisionit, Artur Zheji që t’i ndalonte ato. “Jo më edhe unë kam pasur kalamaj, dhe nuk e kam dhënë votën”, tha ai.
Ceka, krahas si kreu i AD, ka shërbyer edhe si këshilltar i ish-kryeministrit Berisha, dhe është një njohës shumë i mirë i çështjeve arkeologjike.