Edhe këtë të enjte, grupi i Berishës dhe Bardhit në PD ka vijuar me kaosin në seancën plenare, ndërsa nënkryetarja Ermonela Felaj e cila po drejton sot seancën, u ka kërkuar që të ndryshojnë sjelljen në respekt të festës së Mësuesit sot dhe të Gruas nesër. ”Në emër të Kuvendit uronim të gjithë mësuesit edukatorët dhe pedagogët. Shqiptarët nuk kanë në axhendë atë që ne kemi në axhendë por dy ditë të shënuara. Sjellja juaj sot do të duhet të ndryshonte në varësi të dy ditëve të rëndësishëm siç është festa e Mësuesit dhe e Gruas”.
Deputetet e opozitës ndezën zhurmuese, ndërsa u vendosën para foltores së Kuvendit, ndërsa Garda u rreshtua para tyre. Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk janë në seancë pasi janë të përjashtuar. Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit.
Lexo edhe :
Related Posts
Në rendin e ditës së sotme është futur edhe pr.ligji për investimet strategjike, të cilit i është zgjatuar afati deri në dhjetor 2024. Ky ligj ka hasur kundërshti të mëdha nga opozita, por gjithsesi për shkak të skenarit të Rithemelimit pritet të votohet me votat e mazhorancës pa diskutime.