Policia e Shtetit ka zbuluar një lokal në Burrel, ku organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat ka vënë në pranga autorin Ylli Kuka. I riu në momentin që ka parë policisë, ka tentuar të arratiset, por është lokalizuar shpejt nga efektivët që e kanë ndjekur këmba këmbës.
Njoftimi i plotë
Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game Over”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasi Y.K., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi kishte përshtatur lokalin e tij dhe organizonte ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Gjithashtu nisi procedimi penal dhe për shtetasin S.D., pasi ka tentuar t’i largohet kontrollit që po ushtronin shërbimet e policisë brenda lokalit të 34-vjeçarit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
6 makineta për lojra fati;
1 komojuter
1 aparat celular
1 tavolinë pokeri
750 euro dhe 1800 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
