La Zarra është këngëtarja që përfaqësoi Francën në “Eurovision 2023”, dhe nuk e priti aspak mirë rezultatin e dobët në natën finale. Kënga e saj “Evidemment” ishte cilësuar si një nga të preferuarat përpara finales, por arriti të grumbullojë në total 54 pikë nga vlerësimi i jurisë.
Kur u shpallën votat e publikut Franca mori një rritje modeste prej 50 pikësh, duke e lënë atë me një total prej 104 pikësh në rezultatin final. Kur kamera iu drejtua këngëtares, ajo ngriti gishtin e mesit në shenjë zhgënjimi. La Zarra ka sqaruar se gjesti i saj është keqinterpretuar.
“Jam e lumtur që kam përfaqësuar Francën dhe botën frëngjisht folesë në përgjithësi. Dua të sqaroj se nuk kisha ndërmend të ofendoja askënd me atë gjest. Ishte thjesht një shenjë zhgënjimi. Asgjë më shumë se kaq. Nuk kishte asnjë qëllim për të provokuar apo ndezur polemika. Më vjen shumë keq nëse kjo u keqinterpretua”, tha këngëtarja.