Arilena Ara u shpall fituese e edicionit 58 të “Festivalit të Këngës”, një festival që vitin e kaluar pati shumë polemika të cilat vazhdojnë edhe sot. Pas fitores së Arilenës, u bë nami në rrjet, disa u shprehën të pakënaqur e të tjerë e mbështetën këngëtaren.
Së fundmi Arilena me një postim në Instagram ka treguar edhe reagimin e të huajve për këngën e saj. Në videot e postuara shihet se të huajt e kanë pëlqyer shumë këtë këngë dhe janë emocionuar nga zëri i Arilenës.