Laboratori i Medieve Digjitale, në departamentin e Gazetarisë pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë (Universiteti i Tiranës) është investimi më i ri në praktikat mësimore të studentëve, i pajisur me teknologjinë më të përparuar, i cili do t’u shërbejë studentëve të gazetarisë, por jo vetëm.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga vizita në këtë departament, i pajisur me një infrastrukturë e re që i shërben rritjes së cilësisë së mësimdhënies.
Së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Rama u takua dje me studentë e pedagogë, me të cilët improvizoi më pas një podkast, si personazh i intervistuar nga studentët, lidhur me çështje të ndryshme. Nëpërmjet këtij laboratori të medieve digjitale studentët dhe pedagogët do të kenë mundësi të zhvillojnë hulumtime në fushën e medias.