Këtë sezon Ledion Liçon nuk e pamë në asnjë nga spektaklet e Top Channel, por mësohet se ai ka vendosur të ngrejë një kanal televiziv nga zeroja.
Burime për “iconstyle.al”, thonë se Ledioni aktualisht po punon për zhvillimin e një televizioni kushtuar argëtimit dhe muzikës shqiptare, që quhet “Melody TV”. Ky i fundit është pjesë e kompanisë së “Digitalb” dhe “TopMedia” e në fakt ka nisur transmetimin në platformën e Digitalb.
Lexo edhe: Ledion Liço sfidon vjehrrën me projektin e ri televiziv
Ndoshta projekti i ri ka qenë arsyeja që Ledion Liço, i njohur dhe si dhëndri i trashëgimtares së Top Channel, Vjollca Hoxha, ka hequr dorë nga rrjetet sociale. Kjo ndoshta dhe për të na bërë më kureshtarë për mungesën e tij në ekran.
Ledioni vetë nuk është në rrjetet sociale, por dikush na e ka shfaqur në një instastory. Bëhet fjalë për aktorin e humorit Rezart Veleshnja ku shfaqet bashkë me Erand Sojlin dhe Ledionin. Në fakt duke qenë një kohë e gjatë që nuk e kemi parë në rrjetet sociale habit pamja e Ledionit. Duket se ai ka shtaur disa kilogramë dhe ka një mjekër më të gjatë. Me vërtetë që mezi e njohëm.