13-vjeçarja Eliana Kallo ka mahnitur gjermanët me zërin e saj.
Ajo ka marrë pjesë në “The Voice Kids Germany” dhe ka bërë të gjithë publikun të ngrihet në këmbë, madje edhe të pestë anëtarët e jurisë.
Juria e përbërë nga emrat më të njohur të momentit në muzikë si Lena Meyer-Landrut, Sasha, Max Giesinger dhe dy anëtarët e grupit “Meine Freunde”, kanë thënë fjalët më të mira për shqiptaren, e cila e ka kaluar me shumë sukses fazën e audicioneve të fshehta.
Familjarët e Elianës u përlotën në prapaskenë pas triumfit të saj në këtë fazë të parë.