Pas luftës civile në Sudan, me qindra të burgosur janë arratisur nga burgjet. Një video është bërë virale nga momentet e arratisjes nga burgu kryesor në kryeqytetin e Khartoum-it.
Pamjet tregojnë momentin kur të burgosurit vrapojnë nëpër korridoret e burgut me brohoritje, ndërsa grupet vijojnë luftën e ashpër në rrugët e kryeqytetit. Një javë më parë, në burgun famëkeq të Koberit në Sudan u zhvilluan protesta për liri, ndërsa tashmë të gjithë janë arratisur.
Mes krizës së rëndë humanitare dhe përpjekjeve për t’i mbijetuar asaj që dukshëm është kriza më e rëndë në Sudan në gati 1 dekadë, porti është tejmbushur me gra, fëmijë, të rinj e të moshuar që kërkojnë një vend në anije, për t’u larguar një orë e më parë.