Që nga nisja e luftës rusë në Ukrainë, gjendja shëndetësore e presidentit rus Vladimir Putin është komentuar nga ekspertët e gjuhës së trupit.
Aleati kryesor i kreut të Kremlinit, presidenti bjellorus Lukashenko i jep zë dyshimeve, pasi u shfaq i shqetësuar për shëndetin e presidentit. “Më dukesh shumë i lodhur”, i tha Lukashenko-Putinit përpara se ta përqafonte.
Presidenti bjellorus kritikoi dhe stafin e Putin duke thënë se nuk janë kujdesur si duhet për të, me liderin rus që përpiqet ta minimizojë të gjithë situatën e shfaqur drejtpërdrejt nga televizionet.