Një lajm i mirë vjen nga Parma e Italisë, ku bëhet me dije se salla 26 në spitalin Maggiore, e cila shërbente për kujdesin intensiv të pacientëve me koronavirus, është mbyllur.
Një video e filmuar brenda departamentit ku tregohet gëzimi dhe festa e mjekëve dhe infermierëve, është publikuar nga kryebashkiaku i Parmës, Federico Pizzarotti në facebook.
“Sepse çdo buzëqeshje sot nuk është thjesht një buzëqeshje gëzimi! Buzëqeshja e sotme është frika e ditës s ëparë dhe e çdo dite më pas se mos gabonim, se mos nuk do e bënim dot më. Mos të binim në ankth dhe dhembje. Po po, ankth … më e keqja e ndjenjave që një njeri mund të ketë! Si nuk mund ta provosh ankth pasi ke parë atë masakër? Buzëqeshja e sotme është zemërimi i ditës së parë dhe i atyre që pasuan, zemërimi se kemi dhënën pak ose jo mjaftueshëm; por me siguri nuk do të kishte qenë kurrë kaq sa duhet!”, shkruhet në postim.