Një spital fëmijësh ka marrë dy makina të vogla lodër për pacientët e vegjël, që ti ngasin drejt sallës së operimit, një mënyrë kjo për të lehtësuar stresin e operimit.
“Doctors Medical Center” në Modesto të Kalifornisë kanë postuar videon e një vogëluesheje që i jep një Volkswagen Beetle të vogël, e veshur me pizhamat e spitalit dhe kapuçin e operimit.
“Ne shohim stresin dhe ankthin që largohen kur ata hipin në makinë”, shkruan spitali në postimin e tij në Facebook.
Një prej mjeteve, një Mercedes Benz i zi, spitali e ka blerë vetë, ndërsa Beetle ia kanë dhuruar “pacientëve të vegjël”.
Shumë njerëz kanë komentuar në postimin në Facebook të spitalit duke i përgëzuar për nismën e tyre të veçantë, dhe unike. “Është e mrekullueshme të shohësh buzëqeshje se sa frikë”, shkruan një prej tyre.