Lojërat Invictus të Princit Harry, të organizuara që nga viti 2017 për ushtarët e plagosur, u zhvilluan në Dusseldorf, me gruan e Harry, Meghan Markle që mori të gjithë vëmendjen.
Dukesha e Sussex u shfaq veçanërisht e qeshur, teksa turma brohoriste për të.
Me hyrjen e saj, turma u ngrit për t’i dhënë asaj një ovacion në këmbë, ndërsa ajo i përshëndeti, e habitur, pasi nuk e kishte pritur një pritje kaq të ngrohtë.