Një fabrikë mobilje ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm – Çlirim, në Fier. Fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera. 4 mjete zjarrfikëse të Fierit e Patosit janë duke punuar për neutralizimin e flakëve, por e kanë shumë të vështirë pasi në magazinat ndodhen materiale lehtësisht të djegshme. Ndërkohe rreth 50 punëtorë të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerin prej ambienteve të papërmbushura nga flakët bazën materiale. Në vendngjarje ndodhet edhe policia, ndërsa re tymi të zeza kanë mbuluar të gjithë zonën.
Postime te ngjashme
Add A Comment