Tentativa për Gerrard Deulofeu duket se ka shkuar huq për Milanin, pasi Watford kërkon huazim me detyrim blerje për 30-35 mln euro, shifër që Leonardo & Co nuk duan të japin. Kështu, pasi kanë marrë “jo” nge Everton për Lookman dhe kanë bërë sondazhe të tjera për Berwing dhe Groenveld, emri i ri quhet Victor Osimhen.
Sipas gazetarit belg, Stephane Pauwels, kuqezinjtë janë duke arritur akordin për sulmuesin e ri që aktivizohet me Charleroi në Belgjikë, por në pronësi të Ëolfsburg. Sipas medieve, Charleroi pritet ta blejë 3 mln euro për ta shitur më pas 10-15 mln euro te kuqezinjtë. Sulmuesi, vetëm 20 vjeç, luan rregullisht në Belgjikë dhe ka realizuar këtë sezon, deri tani, 9 gola.