Mbrëmjen e djeshme, Adrola Dushi ka festuar 26-vjetorin e lindjes! Dhe për ta shijuar gjithçka sipas mënyrës së saj dhe në maksimum, ka zgjedhur një super restorant në zemër të Neë York-ut, “Soho Grand Hotel”! Ky njihet si një prej lokacioneve më të shtrenjta, por atmosfera dhe gjithçka rrotull modeles së njohur shqiptare ishte kaq fantastike dhe e bukur.
E rrethuar nga mikeshat e saj të ngushta, midis tyre Xhesika Berberin, modelet e famshme kanë kërcyer e janë argëtuar në mënyrën më të bukur të mundshme. Ndërsa, pak më vonë Adrola ka postuar një video, ku shfaqet duke kërcyer e kënduar në një nga klubet e Tiranës sërish me disa miq të saj. Sigurisht, kjo është një video e vjetër i takon festave të fundvitit të kaluar, por diçka është e dukshme: Adrola e shijon sipas mënyrës së saj çdo festë dhe datë të shënuar!