Moderatorja Brunilda Jahe, duke u treguar modeste ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video epike nga prapaskenat e xhirimeve.
Teksa bënte një intervistë në dëborë me eksploruesen e majave të maleve, ajo pësoi disa incidente njëri pas tjetrit duke shkaktuar të qeshura mjaft të qeshura tek ekipi i xhirimit.
“Në “My Living” zgjidhet gjithçka me shumë përkujdesje për tu prezantuar për publikun, me shumë respekt ndaj çdo minute televizive pooor në terren jo gjithçka shkon mbarë. Post produksioni është magji! Me @kacelius eksploruesen e majave të maleve, prapaskenat gjatë intervistës ishin këto. Uroj të shkaktojë sado pak humor kjo video”, shkruan Brunilda në postim.