Pamjet që shihni tregojnë momentin nga ngjarja e rëndë, ku një shqiptari iu bë atentat në një lokal në Itali. Nga të shtënat humbi jetën shqiptari, dhe u plagosën tre bashkëkombës të tjerë.
Autor i dyshuar i ngjarjes, Mikea Zaka akuzohet se vrau dje në Frosinone të Italisë 27-vjeçarin Kasmi Kasen.
Nga pamjet dallohet se në lokal ka patur një numër të madh qytetarësh, të cilët braktisin tavolinat e tyre të tmerruar në momentin kur dëgjohen të shtënat. Disa prej tyre futen edhe poshtë tavolinave për t’iu shpëtuar plumbave.
Një prej plumbave kapi 27-vjeçarin Kasem Kasmi, i cili njihej dhe me nofkën “Carletto” në qafë dhe ndërroi jetë në vend. Të tjerët u plagosën në bark dhe në këmbë. Ata janë dërguar në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.