Tensionet në qiell mes Amerikës dhe Rusisë po vijojnë. Autoritetet amerikane kanë publikuar videon e fundit të dronit pa pilot, pak çaste përpara goditjes.
Në video dallohet momenti kur droni survejues amerikan MQ-9 Reaper fluturon në një zonë ndërkombëtare, ndërsa i afrohet avioni luftarak Su-27 i forcave ajrore ruse. Avioni i është afruar dronit dy herë, në përpjekje për ta spërkatur me karburant, por është përplasur duke shkaktuar prishjen e hekilës së dronit.
Autoritetet amerikane thanë se droni është rrëzuar në ujërat e Detit të Zi, ndërsa Rusia ka deklaruar se po përpiqet ta rikuperojë.