Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
MOTI

(Video) Moti i keq godet Evropën Qendrore, në Gjermani dhe Belgjikë lumenjtë dalin nga shtrati

23:58 / July 14, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
moti i keq gjermani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shirat e mëdha po godasin Evropën Qendrore dhe në Gjermani e Belgjikë i kanë marrë jetën të paktën dy personave.

Në Gjermaninë perëndimore, pemët janë shkulur, rrugët janë përmbytur dhe meteorologët parashikojnë që moti i keq do të vazhdojë në ditët në vijim.

Në shumë zona uji arriti një lartësi prej madje një metër në disa rrugë, bodrumet u përmbytën dhe u raportua për dëmtime në azilet e pleqve.

Në Hagen përrenjtë vërshuan në rrugë. Afër Dyseldorfit, zjarrfikësit përdorën anije për të shpëtuar tre shoferë të bllokuar në makinat e tyre në një tunel të përmbytur të autostradës.

Shtetet fqinje të Saar, Rhineland-Palatinate dhe Mecklenburg-Pomerania janë vënë gjithashtu në gatishmëri. Stuhi të mëdha, me erëra të forta dhe breshër, pritet të godasin pjesën tjetër të Gjermanisë.

Në Belgjikë, veçanërisht në Wallonia, shumë lumenj dolën nga shtrati dhe përmbytën qytetin e Spa. Qindra banorë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Sipas mediave të huaja, trupi i një burri u gjet në lumin Meuse, pranë një dige në komunitetin e Profonteville. Rrethanat në të cilat ky njeri humbi jetën mbeten të paqarta. Niveli i ujit është rritur në mënyrë alarmante në degët e Meuse.

gjermani lumenjte shtrati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.