Pas temperaturave super të larta në të gjithë vendin, këtë pasdite moti ka marrë “kthesë” të frikshme. Në disa qytete kanë nisur reshjet e dendura si në Tiranë ku po bie breshër si kurrë më parë, por duke shkaktuar edhe probleme me përmbytjet, siç ishte dhe rasti në Bulqizë. Ndërkohë edhe në Elbasan kanë nisur rrebeshet e breshëri. Pritet që moti të mbetet i paqëndrueshëm në ditët në vijim, me reshje të mundshme dhe ndryshime të tjera të papritura në të gjithë rajonin. Autoritetet dhe shërbimet emergjente janë në gatishmëri për të përballuar çdo situatë të mundshme që mund të shkaktohet nga këto kushte të motit ekstrem.
Postime te ngjashme
Add A Comment