Zyrat Supreme të Fuqive Aleate Evropiane (Supreme Headquarters Allied Powers Europe (SHAPE)) Publikon një reportazh të shkurtër për bazën ajrore që NATO do të ndërtojë në Kuçovë. “ Një varreze më avion Mig gjenden në Shqipëri. Aeroporti i Kuçovës ishte pjesë e regjimit Komunist, raporton tirananews.al . Shtëpia e tyre është baza e Kuçovës. Kuçova në këto vite ka parë një aktivitet shumë të ulët. Por NATO ka rënë dakort që të investoj 51 milion euro në këtë bazë ajrorë”, shkruhet në këtë video të postuar në faqen e tyre të FB. Në këtë reportazh jepet edhe qëndrimi Presidentit të Republikës, i cili shprehet se ky investim kaq i rëndësishëm tregon se Shqipëria është një anëtar i besueshëm për NATO-n. “ Ky zhvillim pritet ta çoj Kuçovën në standardet e NATO-s. Kjo përfshin rikonstruksionin e pistës, rrugëve dytësore dhe hangarëve”, thuhet në titrat e videos. Po ashtu në reportazh Komandanti i Komandës Ajrore të NATO-s, Gjenerali Tod Wolters flet për rëndësinë e kësaj baze në lidhje me paqen në Ballkan. Duke e nisur nga viti 2009 kur Shqipëria u bë pjesë e NATO-s dhe në këtë video përmenden të gjitha misionet në të cilat ajo ka marrë pjesë. Pjesë e këtij reportazhi janë Ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka si dhe kryeministri Rama i cili e quan fat ndërtimin e kësaj baze ushtarake të NATO-s në Shqipëri. / tirananews.al
VIDEO / NATO reportazh special për bazën ajrore që do ndërtojë në Kuçovë
2 Mins Read
Postime te ngjashme
Add A Comment