Mënyrat se si festohet një sukses në futboll janë të shumta dhe këtë radhë nga Spanja vijnë jo pak çudira. Skuadra amatore e Klub Esportiu Lansa ka arritur të ngjitet në divizionin e dytë në ligën rajonale të Katalonjës. Natyrisht, ky nuk është ndonjë sukses historik që sjell përfitime të mëdha por drejtuesit e klubit nuk janë të këtij mendimi.
Për të festuar këtë sukses të arritur në kampionatin amator, futbollistëve dhe stafit teknik u është bërë një surprizë mjaft e veçantë nga drejtuesit e klubit. Në dhomat e zhveshjes ka hyrë një striptiste e cila ka dhuruar spektakël për futbollistët dhe stafin.
Kjo surprizë është pritur mjaft mirë nga të pranishmit të cilëve nuk iu është dashur shumë kohë që të ambientohen dhe të bëhen pjesë e festës me striptisten. Sakaq, kjo surprizë nuk ka kaluar pa polemika duke qenë se nuk ishte marrë leje ndërkohë që ka pasur edhe të prekur emocionalisht (duke iu referuar familjarëve). Klubi ka dalë në një komunikatë për shtyp ku edhe ka kërkuar falje./ vipsport.al