Dy qen endacakë kanë shpëtuar një foshnje të hedhur në kanal të ujërave të zeza në Kaithal. Kamerat e sigurisë tregojnë nënën duke e hedhur vajzën e vogël në kanal të mbështjellë plastmas pranë Dogra Gate në Kaithal.
Ndërkohë dy qen endacakë dëgjojnë zërin e fëmijës duke qarë. Ata fillojnë të lehin dhe shkojnë në drejtim të fëmijës. Më pas e nxjerrin vajzën nga kanali i ujërave të zeza. Ishin kalimtarët të cilët e vunë re dhe njoftuan policinë lokale.
Policia e dërgoi vajzën në Spitalin Civil Kaithal, ku po i nënshtrohet trajtimit mjekësor.
Mjekët thanë për mediat se foshnja ishte gjallë por në gjendje kritik për jetën dhe se po bëjnë gjithçka për të shpëtuar vajzën që peshon vetëm 100 gram.Pasi shëndeti i saj të përmirësohet, ajo do dërgohet në spital. Policia po punon për identifikimin e nënës.