Kryeministri Edi Rama në kuadër të Samitit për Ukrainën që do të mbahet këto dy ditë në Tiranë, mëngjesin e sotëm priti presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, të cilin e quan liderin e rezistencës heroike. Rama i dha bërë edhe një dhuratë të personalizuar, që është sigurisht një pikturë mbi letrat qeveritare. Vizita nisi me foto të luftës dhe rezistencës së Ukrainës, që ishin vendosur që në hyrje të Kryeministrisë, dhe më pas në zyrë e Ramës.
Kreu i qeverisë i ka treguar presidentit ukrainas ekspozitën më titull, ”Ukraina, një krim lufte”, ku janë ekspozuar 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus. Ekspozita është e hapur për publikun nga sot deri në 23 mars, në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri. Kreu i qeverisë shqiptare po ashtu i ka dhuruar presidentit Zelensky edhe librin e tij me piktura.
Lexo edhe :
Related Posts
Kjo është vizita e parë e Zelenskyt në Shqipëri, ndërkohë që Rama udhëtoi drejt Kievit në qershor të vitit 2022, disa muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë, ku vizitoi zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin.
”Kryeministri Edi Rama mikpriti sot Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkëorganizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” që nis sot punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve nga Europa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku do të diskutojnë, se si mund të punojnë së bashku dhe të ofrojnë mbështetjen për Ukrainën, si dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe Evropës. Kryeministri Rama dhe Presidenti Zelenskyy nisën një takim kokë më kokë, në zyrën e Kryeministrit Rama, që vijon me takimin mes dy delegacioneve të Shqipërisë dhe Ukrainës”,-informon Kryeministria.