Agroturizmi në Tepelenë dhe zonat përreth po merr një zhvillim dhe dimension të ri, falë investimeve të ndryshme private dhe ideve inovative që sjellin risi të ndërthurura bukur me traditën.
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga Camp Nivica, një investim mes natyrës magjike në fushën e turizmit të qëndrueshëm. “Eksperienca safari në CampNivica”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Fshati Nivicë, i cili gjendet rreth 20 km nga qyteti i Tepelenës, duket se po lulëzon dhe po i rikthehet gjallëria e dikurshme prej numrit të madh të vizitorëve që e zgjedhin si destinacion.
