Në pallatin e Kongreseve ka nisur pritja e liderëve nga Ballkani dhe Europa për Samitin në Tiranë për Ukraninën, nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
”Mbërritja e liderëve për pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë-Europa Juglindore, për të dëshmuar edhe njëherë vlerat që na bashkojnë në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainës dhe njerëzve të saj”,-shkruan Rama në Facebook. Zelensky dhe Rama kanë firmosur më herët një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërsa më vonë gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët për media.
Lexo edhe :
Related Posts
Ky takim me rëndësi të posaçme mbledh në një tryezë diskutimi liderët: Borjana Krišto, Kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës; Maia Sandu, Presidente e Moldavisë; Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës; Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut; Aleksandar Vučić, President i Serbisë; Andrej Plenković, Kryeministër i Kroacisë dhe Jakov Milatović, President i Malit të Zi – për të dëshmuar edhe njëherë vlerat e përbashkëta të vendeve në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainës.