Mbrëmjen e ndërrimit të viteve një sherr i madh ndodhi në klubin Folie në Tiranë.
Ndonëse nuk kishte shumë informacione të sakta për arsyen e sherrit, mendohet se shkak mund të jetë bërë edhe një vajzë bjonde. Nga disa pamje të reja filmike të dërguara në JOQ Albania, dallohen personat e përfshirë në konflikt.
Mes tyre duket qartë edhe një vajzë bjonde e cila u përgjërohet që të ndalojnë, por me sa duket askush nuk po ia vë veshin dhe djemtë po derdhin të gjithë arsenalin e tyre të grushtave e shkelmave ndaj njëri-tjetrit.
Nuk ka informacion të saktë se pse ndodhi ky sherr, por ajo që dihet me siguri është se gjithmonë e më tepër siguria në mjediset publike në Shqipëri vazhdon të jetë e ulët.
Në vijim pamjet e reja dhe më të qarta nga sherri i ndodhur.