Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Video/ “Nuk më shohin sytë nga dhimbja”, flet gruaja që u tërhoq zvarrë nga policia

21:25 / May 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aktivistja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Protesta e sotme e shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej u shoqërua me momente tensioni mes policisë dhe protestuesve.

Mes të tjerëve policia tërhoqi zvarrë përfaqësuesen e  shoqërisë civile, Ira Kurti, së cilës i ra të fikët dhe më pas është shoqëruar në spitalin Ushtarak.

Përmes një prononcimi në facebook, Kurti bën me dije se pak minuta më parë nga dalë nga spitali dhe ndonëse thotë se nuk i shohin sytë nga dhimbja, mbetet optimiste që do të bëhet mirë.

Ajo tregon se në spital nuk i matën as temperaturën dhe dorën e vrarë nuk ia mbështollën, sepse nuk kishin mjetet e nevojshme. Gjithashtu ajo thekson se ka djegie të brendshme, por shpreson që mos të jetë hemorragjie brendshme.

“Sapo kam dalë nga Spitali Ushtarak, ku më kanë vizituar, por nuk më matën as temperaturën dhe kam një djegie të brendshme, por ishalla nuk është hemorragji e brendshme, sepse kam një dhimbje koke shumë të madhe. Por doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet që të më fashonin dorën e dëmtuar, më kanë dhënë receta me ilaçe dhe çfarë duhet të bëj.

Ishalla me kaq edhe këtu mbaroi. Kam një shoqe që më ka ndihmuar që t’ju kthej përgjigje sepse mua nuk më shohin as sytë nga dhimbja e kokës. Do bëhem më mirë kështu që mos u shqetësoni“, tha përfaqësuesja e shoqërisë civile.

Aktivistja flet tiranananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.