Pas më shumë se 60 vitesh, një pjesë e mirë e Brazilit, është zgjuar me temperaturat më të ulëta që mund të ketë parë ndonjëherë në muajin gusht.
Mbi 20 qytete në Brazilin qendror dhe jugor kanë përjetuar ngricat dhe temperaturat me minus, këtë të dielë. Reshjet e para të dëborës, nisën që ditën e premte, ndërsa 24 orët e fundit, nuk kanë pushuar.
Në plazhin e famshëm të Kopakabanas në Rio, dallgët arritën deri në 3 metra. Temperaturat, sipas parashikimit meteorologjik, do të qëndrojnë deri në fillim të javës së ardhshme 8 deri në 13 gradë Celsius, një gjë kjo, mjaft e rrallë për Brazilin. Një mot i tillë, sipas mediave vendase, kishte më shumë se 60 vite që nuk ishte parë.