Pas Bebe Rexhës, edhe Ava Max ka rënë pre e një sulmi. Këngëtarja me origjinë shqiptare, është qëlluar me shuplakë gjatë një koncerti në Los Anxhelos.
Incidenti i kapur në kamera është publikuar nga mediat lokale në LA, ku shihet një djalë që e godet Avën edhe pse rojet e sigurisë e kishin kapur. Ata e largojnë djalin me shpejtësi, ndërsa këngëtarja vijoi shfaqjen e saj.
Blogu muzikor “About Music” citon këngëtaren me origjinë nga Saranda, të ketë thënë. “Më qëlloi aq fort saqë më gërvishti syrin. Nuk ka për të ardhur më kurrë në spektaklet e mia”.
Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, lindi në Uiskons të Shteteve të Bashkuara në vitin 1994, nga dy prindër shqiptarë. Deri më sot, ajo ka publikuar dy albume muzikorë.