Italia ka hedhur një hap të madh drejt Euro 2020.
Kombëtarja Azurre mposhti me shifrat e thella 3-0 Armeninë. Një fitore që vjen me përmbysje nga ana e të besuarve të Roberto Mancinit, të cilët e panë veten në disavatazh pas 11 minutash.
Gjithsesi, ishte Belotti ai që vendosi baraspeshën brenda pjesës së parë, ndërsa dalja me karton të kuq e autorit të golit, Karapetian e bëri akoma dhe më të lehtë triumfin e Italisë.
Pellegrini dhe Belotti sërish i dhanë 3 pikët e radhës Italisë, që nuk njeh rezultat tjetër përpos fitores në 5 takimet e para në grup. Me një total prej 15 pikësh pas 5 takimesh, Italia është kandidate e fortë për të siguruar fazën finale të Europianit.
Ndërsa Armenia ia ndërlikon vetes rrugën drejt Europianit, pasi gjendet në vendin e tretë me 6 pikë, 3 më pak se Finlanda që mbrëmjen e sotme pret Greqinë.