Një video, që po thyen rrjetin e një darke kineze, ku disa minj rrethuar nga domatet gëlltiten është shfaqur në mediat e huaja.
Në të shihet një burrë, që teksa piu një verë të bardhë, gëlltiti brejtësin, që e merr nga pjata me domate.
Por pjata e njohur edhe si “Tre Lëvizjet”, që ka si përbërës minj të gjallë është ndaluar nga shteti. Kjo sepse shteti aziatik po përballet me virusin e quajtur Koronavirus, që deri më tani është përhapur edhe jashtë kufinjve të saj. Sipas ekspertëve, virusi po përhapet nga ajri, por dyshime të mëdha janë ngritur edhe për mënyrën e të ushqyerit të popullit kinez.
Supa me lakuriq nate, që është gjellë popullore veçanërisht në Wuhan, është hequr nga tregu, pasi virsi mendohet se e ka origjinën në një treg ku tregtohej në hapësirë.