Një konflikt fizik ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Astirit, në Tiranë. Dy djem përleshen me njëri-tjetrin në ambientet e një salloni bilardoje. Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë të këtij biznesit.
Në video shihet sesi një djalë hyn brenda bilardos dhe godet me grushte djalin tjetër. Shihet se djali i dhunuar nuk reagon fare nga grushtet që merr.
Sipas qytetarit i cili ka dërguar rastin, thuhet se sherri ka nisur pas disa sharjeve në Instagram.
Djali që e ka dhunuar e ka ndjekur tjetrin deri tek bilardoja dhe aty e ka goditur.