Ngjarja në Drenas ka shokuar shqiptarët e Kosovës, por edhe atë të Shqipërisë. Shoqëria kosovare ka nisur protestat për rastin e abuzimit të një 16 vjeçareje nga mësuesi i saj, e më pas edhe nga polici, i cili duhej që ta mbronte.
Një prej policëve pranë stacionin policor ka derdhur lot gjatë protestës në Drenas nga qytetarët. Ai u emocionua shumë gjatë thirrjeve të protestuesve saqë i rrodhën lotët. Me ta parë, disa prej protestuesve, shkuan dhe përqafuan.