Protesta e opozitës zgjati disa orë ditën e sotme para seancës së Kuvendit, teksa nuk ishte edhe aq e qetë sa herën e parë.
Irritimi i protestuesve ishte me deputetët, të cilët në fund u larguan nga hyrja e pasme.
Por kështu nuk kishin menduar dy deputete.
Protestuesit kanë gjetur dy deputete gra të fshehura në një kioskë, Evis Kushi, deputete e PS në Elbasan dhe Antoneta Dhima e PS në Fier.
Për fat të mirë nuk pati probleme.