Në videon e postuar gjatë pritjes nga Merkel të delegacionit shqiptar, Rama ka qenë i emocionuar, sa që për një moment është habitur kur është kthyer nga kamerat dhe duket se vetë Merkel i ka kujtuar atij që të shtrëngojnë sërish duart. Ndryshe nga herët e tjera, Rama nuk ka preferuar të veshë atletet, por të shfaqet më serioz në veshjen e tij.
Ndërsa kancelarja duket se nga axhenda e takimeve nuk e ka parë të udhës të shtrëngojë duart me dy ministrat e rinj të qeverisë, zv.ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj dhe atë të Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin.
Si Cakaj, ashtu edhe Spiropalin vlerësuan takimin me Merkel.
“Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdon të luaj rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perendimorë ! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë”, shkruan Cakaj ne Facebook.