Artistë që rrëzohen në skenë, ku pa dashje e ku me qëllim kemi parë plot. I fundit fare ishte ajo e Lady Gaga një javë me parë e cila pësoi një rënie spektakolare.
Po kësaj nuk i ka shpëtuar as reperja shqiptare Melinda Ademi.
Teksa performonte në skenë gjatë një koncerti, ajo është rrëzuar mbi publikun dhe s’ka vonuar shumë të ngrihet sërish.
Ky moment s’mund të shpëtonte pa u filmuar nga të pranishmit që ndodheshin në publik. E rëndësishme është që nuk pati probleme, teksa reperja vijoi performancën e saj pas këtij incidenti.