Astrologia Meri Shehu çdo fillim muaji është e ftuar në emision “Rudina” për të dhënë parashikimin e shenjave të Horoskopit. Për shkak të tragjedisë, Meri erdhi disa ditë më vonë këtë dhjetor.
Rudina i përket shenjës së Virgjëreshës dhe çdo herë që Meri është e ftuar, moderatorja dëgjon me kureshtje ç’parashikon Horoskopi përgjatë atij muaji për të. Rudina nuk kishte pasur fat në Horoskop përgjatë gjithë këtyre viteve. Të paktën jo aq shumë fat, sa të dilte në vend të parë duke lënë pas të gjitha shenjat. Reagimi i moderatores kur mëson se shenja më me fat e dhjetorit është pikërisht Virgjëresha, nuk duhet humbur.