Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Opinion”, nën drejtimin e Blendi Fevziut. Ndërsa përgatiteshin për emision, Drini Zeqo ka ndarë një video të veçantë nga dhomat e grimit, ku grimierja kujdeset për pamjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në sfond dëgjohet zëri i ish-kryeministrit Berisha që përmend look-un e tij të trajtuar me shumë përkujdesje.
“Kur t’i trajtojnë flokët me aq mjeshtëri”,– është shprehur kryeministri ndërsa ndodhet para pasyqrës.
Ndërkohë i pranishëm dhe Blendi Fevziu, nuk i ka lënë pas batutat dhe të qeshurat me Sali Berishën.