Teksa kryeministri Edi Rama vijon turin e takimeve në juglindje të vendit në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit, qytetarët dhe simpatizantë të opozitës janë grumbulluar në aksin Korçë-Bilisht, ku do të synojnë bllokimin e eskortës që e shoqëron.
Në mbështetje të qytetarëve janë edhe tre ish-deputetët e opozitës, Ervin Salianji, Klevis Balliu nga radhët e PD dhe Endrit Braimllari nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Forca të shumta policie ndodhen në aksin Korçë-Bilisht e cila po mbahet e bllokuar nga mbështetësit e opozitës.
Së bashku me Policinë e Korçës dhe FNSH është edhe zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka, i cili është përplasur ashpër me ish-deputetin Salianji, ndërsa nuk munguan as akuzat ndaj njëri tjetrit.