Ambientalisti Sazan Guri ka vizitua kalanë e Dodonës. Në një video që ka publikuar në profilin e tij në Facebook, Guri dëgjohet të thotë se ka zbuluar vendin ku ulej Zeusi dhe krijonte botën.
Më tej, ai i bën thirrje Akademisë së Shkencave që të shkojë në atë vend, përpara se të shkojë dikush tjetër dhe ta marrë. Sipas Gurit, ajo zonë tregon që jemi vërtet ilirë.
“Jemi në pjesën veriore të kalasë. Kemi dhe murin rrethues. Kjo do të jetë pikërisht vendosja e Dodonës, ku binte këmbana. Dhe priftërinjtë parashikonin fatin e popujve dhe luftërave se si do të vijnë. Këtu është ulur Zeusi dhe ka ndërtuar botën, në një mënyrë tjetër quhet froni. Pastaj formoi taulantët, prikët, frikët, baskët, darkët, pellazgët. Prandaj është e rrumbullakët, ka gura natyrorë por edhe njerëzorë, janë mijëra vite para Krishtit. I bëj thirrje Akademisë së Shkencave që të vijë dhe të shikojë që kemi ilirë këtu dhe nuk e luan topi,”– thotë Guri në video.