Deputeti Kujtim Gjuzi ka nisur zyrtarisht një lidhje të re, pas divorcit nga gruaja. Vajza që i ka rrëmbyer zemrën kreut të Partisë Konservatore Shqiptare, është shfaqur edhe publikisht krah Gjuzit.
Brune, me flokë me onde dhe e veshur me të zeza,janë tiparet e vajzës bukuroshe.
Me sa duket ajo ia ka rrëmbyer vërtet zemrën, pasi deputeti Gjuzi është kujdesur që katër ditë më parë se Shën Valentini, të hyjë në një dyqan lulesh. Sikurse shihni edhe nga këto foto të siguruara nga tirananews.al, deputeti Gjuzi ndonëse konservator si përkatësi partiake, duket tepër modern në sjellje.