Sherret masive mes të rinjve nëpër plazhe janë bërë disi të shpeshta, teksa në rrjetet sociale po qarkullon një video e fudit për një përleshje të ndodhur në plazhi ne Shëngjinit.
Në videot e postuara duket se në sherr janë përfshirë një grup të rinjsh teksa nuk dihet ende motivi i ngjarjes.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur mesditën e të mërkurës, dhe disa prej personave të përfshirë në sherr kanë qenë pushues nga Kosova.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë filluan procedimin penal, në gjëndje të lirë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” për shtetasit;
-B.P., E.P., B.A., I.P.,E.P., dhe B.A.
Këta shtetas, më datë 31.07.2019, në Shëngjin, për motive të dobëta, kanë dëmtuar njëri-tjetrin duke u goditur me sende të forta
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme