Në këtë pikë ku jemi fatmirësisht të gjithë kanë rënë dakord që mënyra më e mirë për t’u mbrojur nga Koronavirusi është qëndrimi në shtëpi. Ky izolim ka bërë që personazhet e njohur të jenë më aktivë në rrjetet sociale, disa me këshilla se si të vazhdojmë të jemi produktivë pavarësisht se nuk lëvizim nga shtëpia, disa të tjerë me filmat që mund të shohim, librat që mund të lëxojmë apo dhe recetat e veçanta që mund të gatuajmë.
Zaimina Vasjari për shembull, me anë të postimit të fundit në Instagram na tregon mënyrën e saj të përballjes me Covid-19. Duke qenë se të qëndrosh në shtëpi me të vegjlit do të thotë që do dëgjosh shumë herë të përsëritur “Baby Shark”, apo do të shohësh shumë seri të “Peppa Pig” apo “Spongebob”, Zaimina ka gjetur një mënyrë që ta bëjë këtë kohë më argëtuese. Siç mund ta shohim nga video-ja ajo ka zgjedhur që t’i japë një mësim të mirë Patrick-ut, pikërisht tek seriali “Spongebob”, ashtu si do t’ia jepte dhe Koronavirusit po ta kishte përballë: